Aksident i rëndë në autostradë, humb jetën një person

  • A.P /
  • 17 July 2024 - 22:42
Aksident i rëndë në autostradë, humb jetën një person

Raportohet se sonte rreth orës 20:40 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se sipas ekipt mjekësor një person ka humbur jetën në këtë aksident.

Lidhur me rastin “njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan),  raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën”, tha Krasniqi.

“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje”, shtoi Krasniqi.

(Kosova Sot Online)