
Deputeti i LVV-së: Faton Hajrizi është kriminel

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici në Serbi, është kriminel që ka ikur nga burgu, përcjell "Kosova Sot Online".
“Ai është një rast i izoluar, është një person i vetëm. Është një kriminel që ka ikë prej burgu, ka kërcënu zyrtar të institucioneve. Nëse krahasohet me Banjksën, ka qenë sulm i organizuar, i argumentuar e analizuar nga agjencitë tona të inteligjencës”, tha ai.
“Institucionet e Kosovës, me informacionet që i kam. Kur ka ikë ky prej burgu, i ka lajmëru shtetet fqinje se mund të ju vij nga dera. E kemi kry obligimin tonë, ne nuk jemi në Interpol, kemi dështu me u anëtarësu, rasti është i qartë”, u shpreh ai.
(Kosova Sot Online)