Musa për Faton Hajrizin: Mendoj që s’ka pas në plan me vra, ai e ka vra nga frika që po arrestohet
Avokati, Skender Musa thotë se nëse Faton Hajrizi e ka vrarë policin serb, atë mendon se mund ta ketë bërë nga frika se do të arrestohej, përcjell "Kosova Sot Online".
Musa mendon se një vrasje e tillë nuk ka qenë e planifikuar.
“Mendoj që s’ka pas në plan me vra, ai e ka vra nga frika që po arrestohet. Nëse krejt qita njerëz janë organize me transportu Fatonin me qit jashtë kufijëve të Serbisë, ky ka qenë i armatosur, ka thënë edhe publikisht që është i armatosur. Në momentin e ndalimit, premtimin prej këtyre grupeve që merren me kontrabandimin e migrantëve, është që ne i kemi lidhjet me policët. Kur ka shku në pikë kufitare që nuk janë njerëz të tyre, atëherë ky u ndi i tradhtum dhe i rrezikun”, tha ai.
(Kosova Sot Online)