U rrëzua nga motori sapo doli nga dera e oborrit të banesës, vdes 82-vjeçari

  • E.k /
  • 23 July 2024 - 21:48
U rrëzua nga motori sapo doli nga dera e oborrit të banesës, vdes 82-vjeçari

Një aksident fatal ka ndodhur sot në segmentin rrugor Mamurras-Laç, përcjell "Kosova Sot Online".

Mësohet se 82-vjeçari H.C është rrëzuar me motor sapo ka dalë nga dera e oborrit të shtëpisë.

Për pasojë i moshuari ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i Policisë:

Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi H. C., 82 vjeç, sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

(Kosova Sot Online)