
Koci lajmërohet nga Serbia: Prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Avokati, Arianit Koci, ka shkuar në Serbi në përpjekjen e tij për të gjetur dhe transferuar për në Kosovë trupin e Faton Hajrizit, përcjell "Kosova Sot Online".
Koci ka thënë se fillimisht ka qenë për vizitë në morg dhe se ndodhet në stacionin policor të Lloznicës aty ku ka ndodhur edhe vrasja e Faton Hajrizit.
“Tash jam në polici qe disa orë, në Lloznica aty ku e kanë vra”, ka thënë Koci.
(Kosova Sot Online)