Vdes një 90-vjeçar, ndezi zjarr në tokën e tij për djegien e mbeturinave, dyshohet se u asfiksua

  • E.k /
  • 31 July 2024 - 21:49
Vdes një 90-vjeçar, ndezi zjarr në tokën e tij për djegien e mbeturinave, dyshohet se u asfiksua

Një person ka ndërruar jetë në Fier, pasi i njëjti ka ndezuar një zjarr për të djegur mbeturinat, ndaj dyshohet se është asfiksuar, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia ka bërë të ditur se personi që humbi jetën është i moshës 90-vjeçare.

“Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat”.Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)