Në Shkup, Kosovës ia ngatërrojnë flamurin me atë të BE’së

  • A.P /
  • 05 August 2024 - 17:05
Në Shkup, Kosovës ia ngatërrojnë flamurin me atë të BE’së

Sot para fillimit të konferencës për shtyp të kryeministrave Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti për pak sa nuk ndodhi një skandal tjetër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vend të flamurit të Kosovës e kishin vendosur flamurin e BE-së, pak para nisjes së konferencës për shtyp, e ndërrojnë. 

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

(Kosova Sot Online)