
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: Jemi të zhgënjyer nga veprimi i autoriteteve të Kosovës

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet në mënyrë serioze për zgjidhjen e këtyre çështjeve, duke përfshirë edhe përmes dialogut e lehtësuar nga BE-ja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Jemi të zhgënjyer nga veprimi i djeshëm i autoriteteve të Kosovës për mbylljen e zyrave të postës serbe në veri të Kosovës, pa koordinim paraprak apo pa marrë parasysh ndikimin e këtyre mbylljeve tek qytetarët e thjeshtë. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet seriozisht për zgjidhjen e këtyre çështjeve përfshirë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, kanë thënë nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)