QKUK jep tender në vlerë mbi 75 mijë euro

  • A.P /
  • 07 August 2024 - 21:10
QKUK jep tender në vlerë mbi 75 mijë euro

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka dhënë tender në vlerë mbi 75 mijë euro për punë shtesë për renovimin e Klinikës Emergjente.

Kontrata i është dhënë me procedurë të negociuar kompanisë “TERMOMONTIMI”.

Vlera e saktë e kontratës është 75 mijë e 318 euro.

Kontrata është nënshkruar më 2 giusht 2024.

(Kosova Sot Online)