
Lexoni edhe:
U grabitën mbi 200 mijë euro ari, pse nuk është ngritur ende aktakuza për grabitjen në Suharekë? Flet prokurorja
Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, ku vetëm në 24-orët e fundit kanë ndodhur 120 aksidente, transmeton "Kosova Sot Online ".
Policia ka njoftuar se 32 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 88 prej tyre kanë qenë vetëm me dëme materiale.
Brenda 24-orëve të fundit, policia ka shqiptuar edhe 2355 tiketa trafiku, për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Policia në vazhdimësi është duke bërë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e trafikut.
(Kosova Sot Online )