Ja kush emërohet ambasadore e re e Kosovës në Portugali

  • A.P /
  • 12 August 2024 - 15:16
Ja kush emërohet ambasadore e re e Kosovës në Portugali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e ka emëruar Edona Malokun, ambasadore të Kosovës në Portugali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në platformën X, Osmani ka thënë se është e kënaqur me emërimin që e ka bërë duke e quajtur Malokun një akademike dhe profesioniste e dalluar.

Jam e bindur se njohurit dhe angazhimi i saj do të jenë të paçmueshme, ndërsa punojmë drejt thellimit të lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleatit tonë Portugalisë”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)