
Arrestohet edhe një person në Ferizaj, dyshohet se i ndihmoi policit për të kryer vrasjen

Edhe një i dyshuar është arrestuar për vrasjen që ndodhi sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, transmeton "Kosova Sot Online".
IPK njoftoi se të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë”.
Kujtojmë se dje në oborrin e një salle dasmash dyshohet se një polic ka vrarë një person.
IPK ka njoftuar se polici pasi kreu vrasjen me armën zyrtare është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë.
(Kosova Sot Online)