Ende s’dihet motivi i vrasjes në Ferizaj, Prokuroria: Po punojmë në mënyrë intensive me Policinë për zbardhjen e rrethanave

  • E.k /
  • 17 August 2024 - 16:21
Ende s’dihet motivi i vrasjes në Ferizaj, Prokuroria: Po punojmë në mënyrë intensive me Policinë për zbardhjen e rrethanave

Prokuroria Themelore e Ferizajt është deklaruar lidhur me vrasjen e mbrëmshme në oborrin e një salle dasmash në Ferizaj, ku u vra një 89-vjeçar. I dyshuar është një zyrtar policor, transmeton "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ende nuk dihen motivet, por se po punojnë në koordinim me Policinë në mënyrë intensive për zbardhjen e rrethanave.

Ndaj dy të dyshuarve, Prokuroria ka thënë se do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Motivet lidhur me këtë rast penal ende nuk dihen dhe Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke punuar në mënyrë intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj çështje penale. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj dy të dyshuarve do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente për shkak të dyshimit të veprave penale të lartcekura”, ka njoftuar Prokuroria.

(Kosova Sot Online)