Tekstet shkollore, Nagavci: Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar

  • E.k /
  • 17 August 2024 - 17:31
Tekstet shkollore, Nagavci: Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njofton se nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar për subvencionimin për tekstet shkollore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se deri më tani numri i aplikuesve ka rritur në 121,200.

Nagavci ka shkruar se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet

Postimi i saj i plotë:

Të dashur prindër dhe nxënës, Deri tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121,200. Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar. Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve. Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].

(Kosova Sot Online)