Atiq: Sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

  • E.k /
  • 20 August 2024 - 13:01
Atiq: Sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se i kanë larguar grilat që e rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se nuk do të ketë barriera në mes të atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vet qytetarëve.

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, ka thënë Atiq.

(Kosova Sot Online)