Policia e Kosovës me thirrje për paraqitjen e pronarit të parave të gjetura në Rahovec

  • E.k /
  • 20 August 2024 - 14:14
Policia e Kosovës me thirrje për paraqitjen e pronarit të parave të gjetura në Rahovec

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 18.08.2024, një qytetar me inicialet F. P., nga Rahoveci ka raportuar në Stacionin Policor në Rahovec se ka gjetur një shumë parash, në trotuar në rrugën “UÇK”, afër Restorantit “Esra Palase”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka dalë me një thirrje për gjetjen e pronarit të parave.

“Me qëllim të gjetjes së pronarit të ligjshëm, ftojmë qytetarin që ka humbur këto para të paraqitet në stacionin policor në Rahovec për të identifikuar shumën dhe për të marrë në posedim parat e gjetura.

Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni Stacionin Policor në Rahovec në numrin e telefonit 192 dhe 029/277-913 ose vizitoni stacionin policor”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)