Gjyshinca: Nëse hapja e urës është për fushatë elektorale, pse s’e kanë bërë edhe qeveritë e kaluara?

  • E.k /
  • 22 August 2024 - 08:12
Gjyshinca: Nëse hapja e urës është për fushatë elektorale, pse s’e kanë bërë edhe qeveritë e kaluara?

Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, thotë se hapja e urës mbi lumin Ibër nuk ka të bëjë asgjë më zgjedhjet të cilat pritët të mbahen vitin e ardhëm më 9 shkurt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjyshinca tha se VV-ja qëndrimin për hapjen e urës e ka pasur edhe para 3 vitësh, jo vetëm tash në këtë kohë.

Ai tha se këtë qëndrim e kanë pasur edhe para se me ardhë në pushtet.

“Nëse hapja e urës është për zgjedhje, për qëndrime elektorale atëherë si është e mundshme që ky qëndrim është tashmë që tri vite e gjysmë. Ne këtë qëndrim e kemi pasur edhe para se me ardhë në pushtet edhe një vit pasi erdhëm në pushtet. Pra, nuk ka të bëjë me zgjedhje”, tha ai.

(Kosova Sot Online)