
Kuleba thirrje aleatëve të lejojnë Ukrainën të sulmojë brenda territorit rus

Pasi forcat ruse kryen një sulm me raketa në Kiev sot, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u bëri thirrje sot aleatëve të Ukrainës që të lejojnë Ukrainën të sulmojë brenda territorit rus, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Në mbrojtje kundër kësaj makinerie luftarake barbare, Ukraina është e detyruar të luftojë me duar të lidhura.
A nuk është absurde,” shkruajti Kuleba në X.
Ai shtoi se Rusia gjuajti me raketa të Koresë së Veriut Kievin të hënën dhe u bëri thirrje partnerëve aziatikë të konsiderojnë rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
(Kosova Sot Online)