
Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar motrën e tij

Një person është arrestuar në Rahovec pasi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Rahovec 02.09.2024-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia në raportin 24 orësh.
(Kosova Sot Online)