
Fajon: Forumi më i vështirë në një situatë komplekse gjeopolitike

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e mbylli Forumin Strategjik të Bled-it të këtij viti, i cili sipas saj ishte më i vështiri në situatën komplekse gjeopolitike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”..
“Ishte një përvojë e re e paçmuar, padyshim forumi më i vështirë në një situatë komplekse gjeopolitike, por më shumë se 2500 të ftuar shkuan në shtëpi me përshtypje të mira nga mikpritja e Sllovenisë”, ka shkruar Fajon në rrjetin social X.
Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë në hapjen e Forumit të hënën theksoi se përgjigja ndaj një numri të madh krizash dhe konfliktesh në botë duhet të jetë politika dhe diplomacia.
“Emri i këtij viti i forumit “Bota e realiteteve paralele” duket se është i përshtatshëm sepse pasqyron gjendjen e botës sot, tregon një numër të madh padrejtësish dhe pabarazish, tregon josinqeritet dhe standarde të dyfishta në vendimmarrje. tregon edhe pasojat e premtimeve të pambajtura”, tha Fajon.
(Kosova Sot Online)