Në agjendat e presidentes dhe kryeministrit nuk figuron në asnjë vend takimi me Lajçak

  • A.P /
  • 06 September 2024 - 10:00
Në agjendat e presidentes dhe kryeministrit nuk figuron në asnjë vend takimi me Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tashmë ai ka nisut një takim me e zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit me kryenegociatorët në Bruksel.

Përveç Bislimit, nuk dihet ende nëse Lajcak do të ketë një takim me krerët e shtetit të Kosovës.

Në agjendat e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nuk figuron në asnjë vend takimi me Emisarin e Bashkimit Evropian.

Takimi i vetëm që është paraparë të ndodh sot është i Osmanit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Takim me Lajcakun nuk ka njoftuat as Zyra e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Vizitën në Prishtinë Lajçak e kishte paralajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndonëse nuk kishte përmendur datë. Ai gjithashtu ka konfirmuar qëllimin e mbajtjes së një takimi ne nivel kryenegociatorësh. Kjo për Bashkimin Evropian në këtë moment konsiderohet prioritare, sidomos në dritë të ngjarjeve të fundit në veri.


(Kosova Sot Online)