Haxhiu e lëshon sallën pasi Bogujevci ia ndërpreu fjalën
Sot në seancën plenare të Kuvendit në rend dite kanë qenë edhe pyetjet parlamentare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu pasi iu përgjigj pyetjet së deputetes Labinotë Demi- Murtezi, iu drejtua edhe deputetit të PDK’së, Hisen Berisha.
“Më lejoni të përgjigjem edhe ndaj pyetjet, gjegjësisht komentit të deputetit Hisen Berisha”, tha Haxhiu, e më pas nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ia tërhoqi vërejtjen.
Bogujevci: Zonja Haxhiu të lutem duhesh vetëm pyetjes t’i përgjigjesh.
Haxhiu: Nënkryetare e Kuvendit të lutem, nuk është në rregull që në Kuvendin e Kosovës të ketë manipulime. Deputeti Hisen Berisha i ka bërë dy pyetje por i ka tërhequr. Unë e kam letrën që ai e ka dërguar dhe thekson se i tëheq pyetjet. Prandaj unë nuk kam faj që deputetët e opozitës i bien pishman”
Derisa fliste Haxhiu, Bogujevci i tha që nuk ka të drejtë të komentojë
Me urdhër të Bogujevcit, regjia ia ndali mikrofonin ministres Haxhiu.
“Regjia iu lutem ndaljani fjalën. Regjia”, tha Bogujevci.
Pas kësaj, Haxhiu e lëshoi sallën e Kuvendit.
(Kosova Sot Online)