
Në këtë vend të Kosovës, vetura përfundon në gropën e hapur për punime në rrugë

Raportohet se një shofer është aksidentuar pasditen e sotme në Fushë-Kosovë, pasi ka rënë me veturë në një gropë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi”.
Në pamjet e publikuara vihet re se vetura është aksidentuar në një zonë ku po kryheshin punime rrugore.
Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë aksident, sakaq nuk dihet as për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të automjetit.
Një orë pasi ra në gropë, vetura është tërhequr nga aty me ndihmën e një kamioni autobartës.

(Kosova Sot Online)