Fidan: Historikisht, Turqia e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës

  • A.P /
  • 19 September 2024 - 13:38
Fidan: Historikisht, Turqia e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës

Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia është një vend që historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryediplomati turk ka folur për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit dhe raportet me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.

Ai foli për rolin e rëndësishëm që ka Turqia në Ballkan si dhe për vizionin e Ankarasë zyrtare për të ruajtur paqes dhe stabilitetit në rajon, në mënyrë që të mos përsëriten vitet e 90-ta.

“Ne jemi një vend që historikisht e kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Fidan, duke shtuar se sa i përket Bosnjë e Hercegovinës, Turqia çdoherë do të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi, siç ka bërë deri tani. Në anën tjetër qëndron Serbia, u shpreh Fidan, duke theksuar se shteti i tij ka marrëdhënie të mira edhe me shtetin serb.

“Të kesh marrëdhënie vëllazërore me BeH-në dhe Kosovën, që është obligimi ynë historik, por të vendosësh marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, është reflektim i lidershipit të fuqishëm politik”, shtoi ai, duke ritheksuar se mbështetjen për mëvetësinë e Kosovës dhe BeH-së. 

(Kosova Sot Online)