Ky është personi që u plagos rëndë dhe po trajtohet në QKUK

  • A.P /
  • 20 September 2024 - 12:16
Ky është personi që u plagos rëndë dhe po trajtohet në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima është 40-vjeçari, Florim Zeqiri, cili është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në drejtim të tij janë shkrepur gjashtë plumba dhe e gjithë kjo ka ndodhur pas shpinës së tij.

Kështu ka bërë të ditur ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili e ka dënuar ashpër këtë akt.

“F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij. Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij, dhe gjendja e tij anipse e rëndë po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 09:42, në  Mitrovicë, është raportuar për  një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri, viktima  i moshës madhore është dërguar për  tretman mjekësor”,  tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


(Kosova Sot Online)