Policia nis hetimet pasi vdes një grua

  • A.P /
  • 26 September 2024 - 08:37
Policia nis hetimet pasi vdes një grua

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Kamenicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Kamenicë 25.09.2024 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)