Vuçiq: Ish-presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq na urren

  • A.P /
  • 01 October 2024 - 07:53
Vuçiq: Ish-presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq na urren

Partia Demokratike e Socialistëve fitoi më së shumti vota në Podgoricë në zgjedhjet lokale të zhvilluara në Mal të Zi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në rrugët e Podgoricës, aktivistët e kësaj partie kanë organizuar një festë. Kreu i DPS-së, Milo Gjukanoviq, ka festuar duke kënduar: “Askush nuk na bën dot, ne jemi më të fortë se Serbia…”, dhe bashkëluftëtarët e tij e përkrahën në kor.

Pas kësaj ka folur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq, ka thënë se ai dhe ish-presidenti i Malit të Zi dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviq, kanë të njëjtin obsesion – “Serbia me faktin se e do, kurse Gjukanoviq e urren atë.”

Kështu ai u tha gazetarëve në ceremoninë me rastin e përfundimit të punimeve në ndërtimin e St. Regis Beogradi në Kula të Beogradit, duke komentuar festën e Gjukanoviqit në Podgoricë pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale, në të cilat u këndua kënga “Ne jemi më të fortë se Serbia”.

“E pashë, është interesante. Ne kemi gjithçka ndryshe në programet tona, planet, idetë, por kemi një obsesion të përbashkët. Ne jemi të fiksuar pas Serbisë – e dua, ai e urren. Dhe unë do ta vazhdoj, ai do të vazhdojë ta urrej, dhe unë do ta dua edhe më shumë dhe në të njëjtën kohë do të vazhdoj të respektoj dhe dua popullin e Malit të Zi – si serbët, edhe malazezët dhe të gjithë të tjerët”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)