Rohde: Gjermania mbetet një partner i besueshëm për Kosovën

  • A.P /
  • 03 October 2024 - 08:54
Rohde: Gjermania mbetet një partner i besueshëm për Kosovën

Gjermania sot shënon 34-vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me qëllimin që të dy pjesët e vendit të zhvilloheshin në mënyrë të barabartë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se Dita e Bashkimit të Gjermanisë është shumë e rëndësishme për popullin gjerman.

Ai gjithashtu foli për bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Kosovës, duke theksuar se dy vendet kanë marrëdhënie të mira në shumë fusha. Rohde përmendi forumin e fundit ekonomik që po mbahet në Kosovë si një shembull të këtij bashkëpunimi.

Ambasadori Rohde konfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Gjermania mbetet një partner i besueshëm për Kosovën.


(Kosova Sot Online)