
Raportohet se një person ka vdekur nga shpërthimi i cisternës në Pejë

Një person i moshës rreth 45-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Ajo çfarë mund të konfirmoj është se për shkak të shpërthimit tani kemi një viktimë në vendin e ngjarjes. Nuk kemi ende diçka konkrete se cila ka qenë arsyeja e shpërthimit. Ekipet relevante, kryeprokurori, prokurorja e Pejës policia, zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Nikçi.
Shpërthimin e konfirmoi fillimisht zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi.
(Kosova Sot Online)