
Rohde: Srrazin e ka vlerësuar vendimin e Kosovës për të lejuar udhëtimin pa viza për qytetarët e BeH

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka shkruar lidhur me qëndrimin e dhënë dje nga emisari gjerman, Manuel Sarrazin, në pyetjen lidhur me heqjen e vizave nga Kosova për shtetasit e Bosnje e Hercegovinës dhe bllokadës së Millorad Dodik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rohde ka thënë se Srrazin e ka vlerësuar vendimin e Kosovës për të lejuar udhëtimin pa viza për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, duke e cilësuar si një hap pozitiv në frymën e Procesit të Berlinit.
Ambasadori Rohde gjithashtu ka shkruar edhe për qëndrimin bllokues të Millorad Dodik si pasojë e të cilit Bosnja s’po arrin të marrë vendim për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.
Rohde thotë se një qëndrim i tillë tregon mospërfillje për lirinë e lëvizjes të popullit të tij dhe shpërfillje ndaj progresit.
(Kosova Sot Online)