Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vrasje, arrestohet nga Policia e Kosovës

  • A.P /
  • 18 October 2024 - 08:40
Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vrasje, arrestohet nga Policia e Kosovës

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësisë elite FIT, njoftojnë se sonte në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin e kryerjes se veprave penale, Vrasje dhe Grabitje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar, me iniciale (G.V.) viti i lindjes (1997) dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)