
Pasi u largua nga banesa, gjendet e pajetë e moshuara

Një 77-vjeçare është gjetur pajetë në fshatin Drisht të Shkodrës në një ullishte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mësohet se e moshuara ishte larguar ditën e djeshme nga banesa. Gjithashtu grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shënja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe. Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.
(Kosova Sot Online)