Ja kur mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj personave që e sulmuan Muhaxherin

  • A.P /
  • 26 October 2024 - 16:36
Ja kur mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj personave që e sulmuan Muhaxherin

Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxheri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur se tashmë e kanë bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Nesër duke filluar nga ora 09:30 do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit”.

“Personat në fjalë akuzohen për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”, tha Nikç.

Ai ka shtuar se është lënduar shoqëruesi i Muhaxherit. Kryetari i Pejës ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore. 

(Kosova Sot Online)