Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy raste të vdekjes

  • A.P /
  • 29 October 2024 - 09:35
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy raste të vdekjes

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy raste të vdekjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dy janë gjetur të vdekur në rrugë.

Njoftimi i plotë:

·         Prizren  28.10.2024-10:20. Raportohet se pa shenja jete është gjetur ulur në rrugë viktimamashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ne vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. 

·         Prizren 28.10.2024-13:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

(Kosova Sot Online)