
Detaje nga zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë

Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratën për punë shtesë në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë, që është cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme. Tenderi është dhënë për punë në Lotin 5, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në bazë të njoftimit për nënshkrim të kontratës, punimet pritet të kryhen për 30 ditë.
Vlera e kontratës, e cila është dhënë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, është 32 mijë e 404 euro.
Kontrata është nënshkruar me kompaninë “BENI – COM SH.P.K”, më 25 tetor. Punët që parashihet të kryhen me këtë kontratë janë në Rrethrrotullim dhe Urën mbi lumin Llap.
(Kosova Sot Online)