Selmanaj: Jemi të bindur se kjo logjikë qeverisëse do të merr fund më 9 shkurt

  • A.P /
  • 01 November 2024 - 11:00
Selmanaj: Jemi të bindur se kjo logjikë qeverisëse do të merr fund më 9 shkurt

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, ka numëruar gjetjet e Raportit të Progresit të BE-së për Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Selmanajt,  kjo logjikë qeverisëse do të marrë fund më 9 shkurt, data kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

“Të vetmen rrugë që e ka zgjedhur kjo qeveri është izolimi, autoritarizmi dhe përpjekja për fundin e demokracisë, por kjo normalisht që nuk do të lejohet. Jemi të bindur që kjo nuk do të ndodh dhe kjo logjikë qeverisëse e tillë çfarë ka qenë për katër vite do të merr fund me 9 shkurt”, tha ai.

(Kosova Sot Online)