Dështon Komisioni hetimor për tekstet shkollore

  • A.P /
  • 01 November 2024 - 14:33
Dështon Komisioni hetimor për tekstet shkollore

Për të tretën herë radhazi, Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e teksteve shkollore ka dështuar në mungesë kuorumi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Po e shihni atmosferën, po bëhet fjalë për një bojkot komplet të strukturave qeverisëse që për herë të tretë radhazi nuk krijojnë kushtet që komisioni të vazhdojë punën…ky vend duhet ta kuptojë një gjë. Që ky komision ska pasur qëllime të këqija. Por vetëm të shihet metodologjia më e mirë dhe më e lirë për furnizimin me tekste”, ka deklaruar kryetari i komisionit, deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj.

“Në momentin kur duhet që gjetjet që janë të shumta, të raportojmë para Kuvendi e qytetarëve për paratë që janë marrë nga taksat e tyre, janë tentativa që mos të realizohet puna e komisionit. Ky komision fatin do ta ketë si të tjerët, të mos përfundojë punën e vet…s’kam pa asnjëherë që mazhoranca të mos e atendojë kuvendin..është jo e mirë seose ky komision në kuvend ska mundur të votohet pa votu mazhoranca. Tash ajo s’vjen”, ka thënë ai.

Të pranishëm kanë qenë vetëm kryetari i komisionit, Shemsedin Dreshaj, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu.

(Kosova Sot Online)