Një vajzë kosovare dyshohet se u drogua e më pas u dh*unua nga disa persona

  • A.P /
  • 04 November 2024 - 07:45
Një vajzë kosovare dyshohet se u drogua e më pas u dh*unua nga disa persona

Një 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga disa persona në një objekt në rrugën “Tirana”, në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E mitura ka rrëfyer se rasti ka ndodhur mbrëmë në një objekt në ndërtim e sipër.

Të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.

Tutje burimet thonë se të dyshuarit fillimisht e kanë detyruar vajzën të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se e kanë dhunuar.

E mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

(Kosova Sot Online)