Latifi: Kurti s'është n’gjendje me i ushqy me pasul ushtarët derisa flet për dinjitet

  • A.P /
  • 05 November 2024 - 12:00
Latifi: Kurti s'është n’gjendje me i ushqy me pasul ushtarët derisa flet për dinjitet

Blerim Latifi, ka thënë se nocioni i qeverisjes lidhet ekskluzivisht me ekonominë, dhe nëse një Qeveri nuk merret me çështjet ekonomik aty nuk ka qeverisje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Çka nënkupton qeverisje, me qeverisë një vend nuk nënkupton vetëm me përdor pushtetin. Qeverisja ekskluzivisht prejse e kanë spik këtë nocion është e lidhur me ekonominë. Nëse një pushtet nuk merret me çështjet ekonomike, aty nuk ka qeverisje”, ka thënë Latifi.

Më tutje, Latifi tha se pa qeverisje ekonomike, aty ka vetëm parulla boshe.

“Nuk je gjendje një çerdhe me ndërtu, s’je në gjendje çizme me ju ble ushtarëve e me ushqy me pasul. Më flet për dinjitetin, më flet për sovranitet”, ka thënë Latifi. 

(Kosova Sot Online)