Melania: Shumica e amerikanëve na e kanë besuar këtë përgjegjësi

  • A.P /
  • 07 November 2024 - 08:15
Melania: Shumica e amerikanëve na e kanë besuar këtë përgjegjësi

Ish-zonja e parë dhe tani e ardhshme e SHBA-ve, Melania Trump ka ndarë një deklaratë pas fitores së dytë presidenciale të Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në platformën X ajo shkroi:

“Shumica e amerikanëve na e kanë besuar këtë përgjegjësi të rëndësishme, ne do të mbrojmë zemrën e republikës sonë – lirinë. Unë pres që qytetarët e kombit tonë të ripërkushtohen ndaj njëri-tjetrit dhe të ngrihen mbi ideologjinë për hir të lirisë individuale, prosperitetit ekonomik dhe sigurisë. Energjia, aftësia dhe iniciativa amerikane do të bashkojnë mendjet tona më të mira për të avancuar kombin tonë përgjithmonë”.

(Kosova Sot Online)