Tahiri: Ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në ShBA, ka thënë se kanë nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri shton se “ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë, populli trim i Kosovës është gjallë – i mposhtëm herën e kaluar, prapë i mposhtim këto skenare serbomëdha..”.
“Po e shoh se me ardhjen e Trumpit kanë nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut – ne themeluesit e shtetit të Kosovës jemi gjallë, populli trim i Kosovës është gjallë – i mposhtëm herën e kaluar, prapë i mposhtim këto skenare serbomëdha..”, ka shkruar Tahiri.
(Kosova Sot Online)