Babai raporton se një person ia ngacmoi sek*sualisht dy fëmijët
Një burrë nga Leposaviqi ka raportuar në Polici se dy fëmijët e tij të mitur janë ngacmuar seksualisht nga një burrë para dy ditësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“DEGRADIM I INTEGRITETIT SEKSUAL – Leposaviq 07.11.2024 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij të mitur janë ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.
(Kosova Sot Online)