Një person ankohet se është shantazhuar nga disa persona

  • A.P /
  • 13 November 2024 - 10:06
Një person ankohet se është shantazhuar nga disa persona

Një burrë nga Gjakova ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se është shantazhuar nga disa persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, rastet sipas të dyshuarit kanë ndodhur nga 3 korriku I këtij viti.

Policia ka nisur hetimet.

“Gjakovë 03.07.2024-NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është shantazhuar nga persona të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)