Sefaj: Qeveria ‘Kurti’ dëshiron ta marrë kontrollin e KPMSHC dhe t’i rehatojnë militantët e tyre

  • A.P /
  • 14 November 2024 - 09:49
Sefaj: Qeveria ‘Kurti’ dëshiron ta marrë kontrollin e KPMSHC dhe t’i rehatojnë militantët e tyre

Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, vlerëson se Qeveria ‘Kurti’ dëshiron ta merrë kontrollin e KPMSHC, siç thotë ai, dhe t’i punësoj militantët e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sefaj theksoi se rritja e numrit të anëtarëve nuk është e nevojshme, por më e nevojshme është numri i bashkëpunëtorëve profesional.

"Është dashur të shtohet numri i bashkëpunëtorëve profesional, zyrtarëve që i përgatisin lëndët. Kur nuk shtohet numri i tyre nuk ka rëndësi sa shtohet numri i anëtarëve. Qeveria ka dashtë ta marr kontrollin mbi këtë Këshill dhe t’i rehatojnë njerëzit e vetë”, shprehet Sefaj.

(Kosova Sot Online)