Bajqinovci: Jam i bindur se Vetëvendosje do t'i fitoj mbi 50% në zgjedhjet e shkurtit

  • A.P /
  • 15 November 2024 - 12:00
Bajqinovci: Jam i bindur se Vetëvendosje do t'i fitoj mbi 50% në zgjedhjet e shkurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë mbi 50% në zgjedhjet e shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pyetur se a do të bëjnë koalicion me ndonjë parti politike, Bajqinovci ka thënë se VV-ja nuk do të ketë nevojë, ngaqë sipas tij, ata synojnë të qeverisin vetë.

“Ne nuk kemi nevojë të futemi në koalicion me askënd sepse ne do ta kalojmë 50% si formacion politik Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Bajqinovc.

Për më tepër, Bajqinovci ka theksuar se janë mobilizuar dhe po përgatiten për zgjedhjet e shkurtit.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025

(Kosova Sot Online)