Numër i vogël i mërgimtarëve të regjistruar për të votuar

  • A.P /
  • 19 November 2024 - 13:50
Numër i vogël i mërgimtarëve të regjistruar për të votuar

Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe në Kosove, ka publikuar një video në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më saktë, përmes videos, partia e kryeministrit Albin Kurti u tregon mërgimtarëve se si të regjistrohen për zgjedhje.

Tutje, VV-ja u ka kërkuar mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e ardhshme.

“Të dashur bashkatdhetarë, nëse ende nuk jeni regjistruar për votim jashtë Kosovës, shfrytëzojeni këtë të drejtë që ju takon duke u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Afati i fundit për regjistrim është 26 dhjetor 2024” – ka shkruar VV-ja.

(Kosova Sot Online)