Ja kush thotë: Kosovës i duhet një qeveri rugoviste me Abdixhikun kryeministër

  • A.P /
  • 20 November 2024 - 09:04
Ja kush thotë: Kosovës i duhet një qeveri rugoviste me Abdixhikun kryeministër

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri rugoviste, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sonte ka rënë kushtrimi i fitores së madhe të LDK-së në Fushë Kosovë, aty ku LDK nuk njeh humbje asnjëherë.

Sonte ra kushtrimi i fitorës së madhe të LDK-së edhe në Fushë Kosovë. Aty ku LDK nuk njeh humbje asnjëherë!

Me 9 shkurt 2025, qytetarët e Republikës së Kosovës do të vendosin për fatin e tyre dhe për fatin e shtetit. E majta do të shkoj në shtëpi, e djathta shqiptare do të marr drejtimin e shtetit për ta kthyer në drejtimin e projektit rugovist.

Zoti na bekoftë në rrugëtimin e fitorës!

Bëhuni pjesë e ndryshimit të madh!

(Kosova Sot Online)