Kacafyten dy të rinj në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 20 November 2024 - 09:11
Kacafyten dy të rinj në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar, therur me thikë një bashkëmoshatar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë, në ora 12:24.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar – therur me thikë viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

I dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)