
Në Vlorë ka nisur ceremonia për Ditën e Pavarësisë, i pranishëm edhe Kurti

Në Vlorë ka nisur ceremonia zyrtare në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Atje ndodhen krerët më të lartë të shtetit shqiptar, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë gjithashtu në këtë ceremoni.
Ata vendosën kurora lulesh pranë Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
(Kosova Sot Online)