Kamionë dhe dhjetëra vetura të KFOR’it në Zubin Potok, kanali i ujit ende duke rrjedhur
Situata në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth po monitorohet nga KFOR-i hungarez, EULEX-i e karabinierët italianë, pas sulmit në kanalin e ujit të Ibër Lepencit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dhjetëra vetura të KFOR-it e disa kamionë janë vendosur në hyrje të Zubin Potokut, prej ku po monitorojnë situatën nga afër.
Raportohet se uji vazhdon të rrjedhë përtej kanalit, si pasojë e dëmtimeve nga sulmi i mbrëmshëm.
(Kosova Sot Online)